Preç Zogaj: Papushim kërkon të ndalet zemra ime
Preç Zogaj Kërkon të ndalet zemra ime një natë, një orë të vetme, një çast. Të bjerë në gjumë të thellë, të fiket si llampa e ndriçuesit të vogël. Tak! Vetëm ajo nuk është ndaluar kurrë. E vetme ka shënuar rrjedhën e jetës sime, duke zmbrapsur shigjeta, sulme, hile, rrengje, duke pastruar helme e fashitur klithma….Vetëm ajo, gjithmonë ajo, zemra. Tani kërkon pushim, pushim, sëpaku një grimë here, sa të çlodhet pak. A mund ta pres në këmbë, si një fantazmë? A mund të jetohet, paksa zemërndalur? Nuk është e drejtë t’ia zgjas mundimet me barna, ushtrime, privime, shërbime. Le t’i mbyllë ventrikulat si sy dhe unë i drejtë me të, të bie me të. Më i mirë se jam do të kujtohem. ObserverKult Lexo edhe: PREÇ ZOGAJ: PA E DITUR SA SHUMË MË DOJE
Burimi:
kultplus.com