Kosova prezanton potencialin e ekonomisë kreative në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026 në Manchester

Kosova prezanton potencialin e ekonomisë kreative në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026 në Manchester

24 November, 2026 - 23:00 Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin. Potenciali i ekonomisë kreative në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor u diskutua në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026, e mbajtur në Manchester, ku profesionistë dhe përfaqësues të industrive kreative nga vende të ndryshme u mblodhën për të trajtuar mundësitë e zhvillimit të këtij sektori. Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, paneli i dedikuar Ballkanit Perëndimor ishte pjesë e programit të konferencës, duke vënë në fokus potencialin e rajonit në industrinë kreative. Gjatë vizitës në Manchester, përfaqësuesit e ministrisë zhvilluan edhe një takim me John...