“Tangled”, përralla e Rapunzelit që u shndërrua në një nga sukseset e animacionit të Disney-t
Filmi i animuar “Tangled”, i publikuar më 24 nëntor 2010, rikthen në ekran përrallën e njohur të Rapunzelit përmes një aventure muzikore që ndërthur fantazinë, humorin, dashurinë dhe dëshirën për liri. I realizuar nga Walt Disney Animation Studios, filmi u bë një prej produksioneve më të suksesshme të animacionit të kompanisë, duke arkëtuar rreth 592.5 milionë dollarë në mbarë botën. Me regji nga Nathan Greno dhe Byron Howard, si dhe skenar të Dan Fogelman, “Tangled” bazohet lirshëm në përrallën gjermane “Rapunzel” të vëllezërve Grimm. Në versionin e Disney-t, historia ndjek Rapunzelin, një princeshë të re me flokë të gjatë e magjikë, e cila është rritur e izoluar në një kullë, pa e ditur identitetin e saj të vërtetë. E mbajtur larg botës nga Gothel, gruaja...
Burimi:
kultplus.com