“Familja Moderne” rikthehet në RTK, këtë herë në formatin HD
24 November, 2026 - 22:39 Seriali i njohur humoristik “Familja Moderne” rikthehet në ekranet e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke u sjellë sërish para publikut me episodet që ndër vite kanë shoqëruar shikuesit shqiptarë. Këtë herë, rikthimi vjen në formatin HD, duke ruajtur humorin dhe personazhet e njohura të serialit, por me një cilësi më të lartë të figurës. RTK ka njoftuar se “Familja Moderne” do të transmetohet çdo të diel, duke filluar nga ora 20:05, duke rikthyer në programacionin e saj një prej produksioneve që publiku e lidh me kujtime dhe momente argëtuese./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com