Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë

Presidentja Shiroka Pula: 28 Nëntori bashkon historinë, sakrificën dhe identitetin tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit. Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula tha se flamuri kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, përfaqëson simbolin e shtetit shqiptar dhe të gjithë kombit shqiptar, kudo që jeton. Ajo rikujtoi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në krye me Ismajl Qemajlin, duke theksuar kontributin e patriotëve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Hasan Prishtinën dhe Isa Boletinin. Presidentja theksoi se flamuri kuq e zi u bë simbol i qëndresës dhe i luftës çlirimtare të Kosovës, ndërsa 28 Nëntori përfaqëson katër ngjarje të rëndësishme: Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e Komandantit...