HETIMET NDAJ SPIROPALIT PER PASTRIM PARASH
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi hetimin penal të regjistruar nga SPAK ndaj familjarëve të Elisa Spiropalit, duke bërë të ditur se në fokus janë dyshimet për korrupsion, fshehje pasurie, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Sipas Lalës, hetimi ka nisur në muajin gusht, ndërsa procedimi penal është regjistruar në fund të muajit tetor. Në këtë fazë, ajo theksoi se ende nuk ka persona të marrë zyrtarisht nën hetim, por prokurorët po shqyrtojnë edhe rolin e vetë Elisa Spiropalit dhe nëse ajo ka pasur përfshirje në transaksionet apo procedurat e dyshuara. Lala bëri të ditur se hetimi përfshin bashkëshortin e Spiropalit, Salarjon Totaj, dhe dy kunatat e saj. Një nga pistat që po verifikohet lidhet me disa tendera në Ujësjellësin e Kanalizimeve...
Burimi:
ntv.al