Tirana mirëpret Ministerialin e Turizmit të Ballkanit Perëndimor, dakordohen prioritetet për bashkëpunim rajonal

Tirana mirëpret Ministerialin e Turizmit të Ballkanit Perëndimor, dakordohen prioritetet për bashkëpunim rajonal

24 November, 2026 - 23:30 Tirana ka mirëpritur Ministerialin e Turizmit të Ballkanit Perëndimor, të organizuar në kuadër të Samitit të Liderëve për Planin e Rritjes, ku përfaqësues të vendeve të rajonit, Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe CEFTA-s diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, i cili bëri të ditur zhvillimin e takimit përmes një postimi, theksoi se diskutimet u përqendruan në tri prioritete të përbashkëta: promovimin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion të përbashkët turistik, lehtësimin e lëvizjes së turistëve dhe zhvillimin e itinerareve rajonale, si dhe avancimin e turizmit të qëndrueshëm, digjitalizimit dhe aftësive profesionale. Në përfundim të ministerialit u miratuan Konkluzionet e Kryesisë dhe Udhërrëfyesi për bashkëpunimin...