Plagosën me thikë dy vëllezërit pas një sherri në Sarandë, Policia: Arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë
policia sarande SARANDË- Tre të rinjtë e përfshirë në plagosjen me thikë të dy vëllezërve në Sarandë janë arrestuar nga Policia. Në pranga kanë rënë: Kamelo Aliaj, 22-vjeç dhe i plagosuri Andi Saliaj, 19-vjeç, ndërsa më pas është vënë në pranga edhe Eduard Bajrami, 19-vjeç. Sipas njoftimit të Policisë, tre të arrestuarit, dyshohet se janë konfliktuar me vëllezërit Elidon Shukulli, 24-vjeç dhe Mario Shukulli, 20-vjeç, ku këta të fundit mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pas një konflikti mes të rinjve. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve. Njoftimi i Policisë: Sarandë/Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin...
Burimi:
zeri.ai