Pëson arrest kardiak në det, humb jetën 82-vjeçari nga Kosova

Pëson arrest kardiak në det, humb jetën 82-vjeçari nga Kosova

foto ilustruese VELIPOJË- Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në Velipojë teksa ndodhej në det. Ngjarja u shënua rreth orës 15:30 në zonën e njohur si 'Plazhi i Vogël'. Viktima është një 82-vjeçar me inicialet E. M. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ishte duke u larë dhe më pas ka humbur ndjenjat në ujë duke u mbytur. Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet përkatëse mbërritën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes./ZËRI