Përmbi Tepelenë, nga Luzati i artit modern drejt pamjeve magjepsëse të Malit të Buzë Bredhit

Përmbi Tepelenë, nga Luzati i artit modern drejt pamjeve magjepsëse të Malit të Buzë Bredhit

Rreth 4 kilometra pasi lë Tepelenën në rrugën kombëtare drejt Gjirokastrës kthesa e fshatit Luzat të fton të hysh në parajsë natyrore në një nga zonat e paeksploruara por të mahnitshme të vendit. Pjesa historike e fshatit me shtëpi të vjetra por shumë piktoreske vendosur në këmbën e maleve mbi 1500 metër, me pyje e përrenj, tashmë ka vetëm pesë shtëpi të banuara vetëm me të moshuar, pasi pjesa tjetër është zhvendosur në emigrim ose drejt qyteteve të afërt e Tiranës. Shtëpitë janë të mëdha, me oborre me pjergulla, pemë frutore, ndërsa pulat dhe kafshët e tjera shtëpiake enden të lira nëpër rrugët e fshatit. Banorët e mbetur janë shumë mikpritës. Një grua hap dyert sapo i kërkojmë nëse mund të mbushim ujë përpara se...