Ansambli folklorik bullgar “Carevo” prezantoi traditat muzikore dhe vallet tradicionale bullgare në Tiranë

Ansambli folklorik bullgar “Carevo” prezantoi traditat muzikore dhe vallet tradicionale bullgare në Tiranë

15 November, 2026 - 17:06 Ansambli Folklorik “Carevo” nga Bullgaria prezantoi dje në Tiranë një program artistik me këngë, muzikë dhe valle tradicionale bullgare. Koncerti u zhvillua në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe u organizua nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit – një festë e rëndësishme kushtuar figurave që kontribuuan në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe ndërgjegjes kombëtare bullgare. Programi përfshiu interpretime nga shtatë rajonet folklorike të Bullgarisë, duke sjellë para publikut larminë e traditave muzikore dhe koreografike të vendit. Përmes këngëve tradicionale shumëzërëshe, valleve karakteristike dhe kostumeve autentike popullore, ansambli prezantoi pasurinë dhe veçoritë e trashëgimisë kulturore bullgare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Bullgarisë falënderoi artistët e Ansamblit “Carevo”,...