AI ndihmon gjigantët e kozmetikës të krijojnë parfume të reja dhe të kapërcejnë “paradokset” e nuhatjes

AI ndihmon gjigantët e kozmetikës të krijojnë parfume të reja dhe të kapërcejnë “paradokset” e nuhatjes

Bota tradicionale e parfumerisë po i drejtohet gjithnjë e më shumë teknologjisë dhe algoritmeve të reja, edhe pse industria këmbëngul se ekspertiza shqisore e njeriut nuk mund të zëvendësohet kurrë plotësisht. Gjigandi amerikan i kozmetikës, “Estée Lauder”, hapi në Paris një qendër inovacioni për parfumet në vitin 2025, e cila përdor Inteligjencën Artificiale (IA) për të ndërthurur traditën (savoir-faire) me teknologjinë më të përparuar.  Sipas Lucas Nanini, nënkryetar i grupit për inovacionin e aromave, kjo qendër u vjen në ndihmë markave të saj miliarda dollarëshe, përfshirë “Jo Malone London”, “Kilian Paris”, “Le Labo” dhe “Tom Ford Beauty”, duke testuar formulat e reja te vizitorët e Maison des Parfums. “Inteligjenca Artificiale na lejon të punojmë mbi ato që ne i quajmë ‘paradokse’”, tha Nanini për agjencinë AFP. “Për...