Wolf Biermann, zëri artistik që u përball me censurën në Gjermaninë Lindore
15 November, 2026 - 19:06 Këngëtari, poeti dhe disidenti gjerman, Wolf Biermann, ka lindur më 15 nëntor 1936 në Hamburg të Gjermanisë. Ai njihet për krijimtarinë e tij muzikore dhe letrare, si dhe për qëndrimet kundërshtuese ndaj politikave të Gjermanisë Lindore. Biermann u shpërngul në Gjermaninë Lindore në moshën 17-vjeçare, ku nisi studimet dhe zhvilloi karrierën si poet dhe kantautor. Për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj regjimit komunist, në vitin 1965 iu ndalua publikimi dhe interpretimi i veprave të tij. Në vitin 1976, gjatë një turneu në Gjermaninë Perëndimore, autoritetet e Gjermanisë Lindore ia hoqën shtetësinë, duke e penguar të kthehej në vend. Ky vendim nxiti reagime dhe protesta nga shumë intelektualë dhe artistë gjermanë. Pas vendosjes në Perëndim, Biermann vazhdoi veprimtarinë e...
Burimi:
kultplus.com