Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903
Jusuf Buxhovi Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903 “ILINDENI” MBROJTI INTERESAT BULLGARE Jusuf Buxhovi Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua nga Bullgaria po u përkrah me të madhe nga Serbia dhe Greqia , meqë kishin interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë. Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht – “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare)...