“Përballemi me vështirësi”- Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

“Përballemi me vështirësi”- Fermerët e Lushnjës të pakënaqur nga sezoni: Kostot e prodhimit nuk justifikohen nga çmimi shitjes

Fermerët e fshatit Lifaj në Lushnje po përballen me një sezon të vështirë bujqësor. Sipas tyre, prodhimi këtë vit nuk ka qenë në nivelet e pritshme. Ata thonë se një ndër faktorët që ka ndikuar është përdorimi i pesticideve për të cilat  pretendojnë se kanë qenë me cilësi të dobët. “Sepse vetëm i hodha. Unë dy dylymë domate i hodha poshtë. Nuk mora asnjë kokërr domate, sepse i bëja për krimbin. Është për krimbin ky ilaç, zero”, u shpreh një fermer. “Përballemi me vështirësitë çdo ditë. Herë fitojmë, herë s’fitojmë. Që do vaditet çdo ditë nga një orë kungulli, për shembull. Helmet herë bëjnë efekt, herë s’bëjnë”, tha një fermerë tjetër. Bujqësia mbetet burimi kryesor i të ardhurave, por fermerët thonë se në kushtet aktuale...