No Image Available

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, konfirmoi pjesëmarrjen e PS-së në konsultimet me Presidentin Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Përmes një postimi në Facebook, Balla komentoi edhe qëndrimin e Partisë Demokratike, të shprehur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e cilësoi ftesën e Presidentit si një “teatër politik”. Balla theksoi se konsultimi me partitë politike për datën e zgjedhjeve është një procedurë e ndjekur edhe nga presidentët e mëparshëm, ndërsa i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në procesin zgjedhor