Pas deleve…Ankandi i radhës, shitja e viçave të sekuestruara të krimit në Dibër (DOKUMENTI)
foto ilustruese DIBËR- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në ankand 6 viça të sekuestruar në qarkun e Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për 6 krerë viçash, me një peshë totale rreth 1,675 kilogramë, të cilët ndodhen në Pesjakë, Maqellarë, Dibër. Në njoftim bëhet me dije se pasuria ëshë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe tashmë ëshë nxjerrë për shitje përmes procedurës së hapur të ankandit. Vlera fillestare e përcaktuar për viçat është 854,250 lekë, pa TVSH, ndërsa për pjesëmarrjen në ankandin që ishte parashikuar të zhvillohet më 6 gusht, ofertuesi duhet të paraqesin një garanci ose mandat-pagesë në masën 10% të vlerës fillestare. Ky është një tjetër rast, ku pasuritë e sekuestruara përfundojnë në procedura shitjeje përmes ankandave...
Burimi:
zeri.ai