Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës

Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka folur sërish sot mbrëmjen e sotme për përplasjen e kryebashkiakut të Tiranës me kryeministrin Edi Rama. Ndreca tha se po vlerësojnë edhe mundësinë e një kallëzimi ndaj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. ‘Jemi duke e vlerësuar. Nuk kemi dalë ende në konkluzion’, tha Ndreca gjatë një interviste në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Canit. Sipas avokatit të Veliajt, Gogu ka shkelur ligjin me vajtjen në burg për të takuar një të pandehur dhe të qëndrojë një orë e gjysmë me të në zyrën e drejtorit të burgut. I pyetur nëse ka mundësi që biseda Veliaj-Gogu të jetë e regjistruar, Ndreca tha: ‘Nuk e kam idenë. Do të ishte shumë mirë të ishte e regjistruar. E vetmja mundësi...