
“Veliaj s’ka guximin të bëj të penduarin!”- Përplasje mes Ramës dhe Veliaj për emërimet në Bashki? Lubonja: Kryeministri ka shkelur Kushtetutën!
Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me debatin për emërimin dhe shkarkimin e kryetares në detyrë të bashkisë së Tiranës, dhe aludimet mbi debate mes Veliajt dhe kryeministrit Rama.
Analisti theksoi se është e pamundur të vendosim Veliaj dhe Ramën si dy grupe të kundërta të fuqishme, ndërsa shtoi se kryeministri ka shkelur kushtetutën duke ndërhyrë në punët e Bashkisë, pasi pushteti lokal është pushtet autonom.
“E sigurt është që nuk mund t’i vëmë si dy grupe të forta. Rama është i fuqishëm, ky është shumë i dobët, është i arrestuar. Ajo që duhet të themi është se Rama ka shkelur kushtetutën se pushteti lokal është pushtet autonom…“, tha Lubonja.
Lubonja: E para është se në veprojmë pak në mungesë informacioni, sepse kur u arrestua Veliaj pati një reagim nga Rama, dhe më pas nuk kaloj tre dite ndërroj qëndrim. Unë se di pse ndërroi qëndrim, dënoi dhe atë deputetin që foli në mbështetje të Veliajt. Pse ndërroi qëndrim? Ata e dinë, ne jo!
E sigurt është që nuk mund t’i vëmë si dy grupe të forta. Rama është i fuqishëm, ky është shumë i dobët, është i arrestuar. Ajo që duhet të themi është se Rama ka shkel kushtetutën se pushteti lokal është pushtet autonom. Veliaj, nga pikëpamja ligjore mund ta bënte këtë që bëri, emërimin e saj. E dyta, Rama ka kompetencë ta shkarkoj Veliajn, është njeri i arrestuar.
Me gjithë këto gjera, e shkarkon dhe bën procedurat. Nuk e bën as këtë. Duket sikur i duhet Veliaj atje, por edhe sikur nuk i duhet. Lëvizja e Veliajt është të bëj një testim, që megjithëse është ushtar i Ramës, ai në atë rolin e vet ka krijuar një farë lobingu dhe ka një lloj force. Duke qenë në burg, tenton ta nxjerrë në dukje këtë, por sërish nuk dimë një gjë. Nuk i thua dot me siguri si ka ndodhur.
Unë nuk mendoj se Veliaj ka guximin të bëj të penduarin në këtë situatë. Ccarë kërcënimi mund të bëj ai. Por, nga ana tjetër mendoj se mund ta dëmtoj sadopak me këto me njerëzit e tij, ndërkohë Rama nuk e heq farë se e do sa të mbarojnë zgjedhjet dhe përsëri ngelet pikëpyetja nëse e futi Rama këtë, apo SPAK?
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi