
Qeveria emëron drejtorin e ri të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit
Qeveria, gjatë mbledhjes së sotme, ka vendosur të emërojë kompozitorin Aulon Naçin, drejtor të Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Emërimi i tij vjen disa muaj pas lirimit nga detyra të Abigela Voshtinas, e cila e mbajti postin për më shumë se dy vite.
Vendimi:
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Aulon Naçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi