Ministri Balla pritet nga kryetari i bashkisë së New York-ut: Mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar
👁480
Në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm Taulant Balla është pritur nga kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams.
Balla e ka vlerësuar Adams, si një mik të veçantë dhe mbështetës të komunitetit shqiptar.
“Pritja dhe takimi me Kryetarin e Bashkisë Eric Adams, një mik i veçantë dhe mbështetës i komunitetit shqiptar. Eksperienca e #NYPD sa i përket luftës kundër krimit, policimi në komunitet dhe bashkëpunimi i Akademisë sonë të Sigurisë me Akademinë e Policisë së New York janë temat kryesore të diskutimit”, shkruan ministri Balla.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi