![Çështja ‘Partizani’, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin! Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/ceshtja-partizani-gjykata-e-larte-shtyn-seancen-per-berishen-dhe-malltezin-ish-kryeministri-dhe-dhendri-i-tij-kerkojne-perjashtimin-e-trupes-gjykuese_668d4117a3f2c-scaled.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Çështja ‘Partizani’, Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin! Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese
Gjykata e Lartë ka shtyrë për më 16 korrik seancën gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me hetimet për çështjen ‘Partizani’.
Mësohet se Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Kujtojmë se në Gjykatën e Lartë sot (9 korrik) pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Berisha dhe Malltezi ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ata ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi