
“BE nuk të jep as një gurë për të çarë kokën”- Rama: Udhëtimi për në Bruksel, jo me autobus apo aeroplan, por krijimi në Shqipëri i të gjitha kushteve dhe standardeve për të qenë anëtar
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, se udhëtimi për ne BE nuk bëhet me autobus apo aeroplan, por duhet të krijohen në Shqipëri të gjitha kushtet dhe standardet për të qenë pjesë e familjes.
Rama shprehur se negociatat me BE nuk janë muhabete, por të bazuara në rezultate dhe në atë çfarë bëjnë.
“BE nuk të fal, nuk të jep as një gur për të carë kokën po nuk bëre detyrat. Edhe gurin s’ta japin, jo më të të jepni mbështetje”, tha kreu i qeverisë.
Rama: Udhëtimi për në BE nuk është me autobus apo me aeroplan, por është krijimi këtu it ë gjitha kushteve dhe të gjitha standardeve për të qenë anëtar i asaj familjeje atje.
Është përfshirja e këtij vendi, që do të thotë zgjerimi i mureve të asaj familjeje ku do të jetë Shqipëria.
Ne nuk kemi program elektoral për të ardhur në qeveri sepse jemi qeveria, por kemi program, për të gjitha fushatë dhe Shqipëria 2030 në BE ne e shohim si realizim të këtij program që kemi. Natyrisht punët e këtij program do ia bëjmë të njohura publikun, por e gjithë rezymeja e programit është një pasaportë ku shkruan BE-Republika e Shqipërisë.
Kurt Marta thotë se negociatat duhen mbyllur në 2027, nuk janë muhabete, por të bazuara në rezultate, në çfarë duhet të bëjmë ne, por jo çfarë themi. BE nuk të fal, nuk të jep as një gur për të carë kokën po nuk bëre detyrat. Edhe gurin s’ta japin, jo më të të jepni mbështetje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi