Zvicra dhe Italia përplasen për biletën çerekfinale, publikohen formacionet zyrtare të supersfidës
Zvicra dhe Italia do të hapin raundin e 1/8-ave për Europianin. Të dyja skuadrat do të përballen në orën 18:00 në “Olympiastadion” të Berlinit, një stadium prej 71 mijë vendesh.
Kjo sfidë arbitrohet nga polaku Simon Marciniak dhe pritet të jetë e luftuar nga të dyja palët.
Janë dy skaudra që janë përballur disa herë me njëra-tjetrën edhe pse në këtë Europian. Skuadra helvete e udhëhequr nga Granit Xhaka është në një ritëm të lartë pas ndeshjes së fundit me Gjermaninë në grupe ku u brazuan nga “Pancerat” vetëm në kohën shtesë.
Spaleti ka bërë shumë ndryshime duke aktivizuar El Sharauin, Fratezi dhe Zhorzhinjo e nisin sfidën nga stoli bashkë me Dimarkon. Nga ana tjetër Jakin nuk ka bërë shumë ndryshime nga ndeshja e shkuar, teksa Embolo e nis si titullar.
italia zvicra
Burimi