Vendimi i Kuvendit për Olta Xhaçkën, BE godet qeverinë Rama: Çfarë ndodhi dje nuk është drejtimi i duhur

Vendimi i Kuvendit për Olta Xhaçkën, BE godet qeverinë Rama: Çfarë ndodhi dje nuk është drejtimi i duhur

Olta Xhaçka dhe Edi Rama

Maxhoranca nuk pranoi mesnatën e të enjtes një vendim të Gjykatës Kushtetuese për t’ia dërguar asaj çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Ky vendim revoltës së opoztës, ka shetësuar edhe Brukselin.
Zyra e BE në Tiranë një reagim për mediat ka deklaruar se ‘ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.’
Sipas zyrës së BE zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.
“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).
Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.
Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.”
Mbrëmjen e djeshme maxhoranca mbrojti sërish me votë kolegen Olta Xhaçka duke mos miratuar mocionin e 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Kushtetuese të kërkesës për papajtueshmëri mandati.
Vetëm 25 deputetë demokratë votuan pro, ndërsa 9 socialistë kundër. 65 të tjerë shtypën butonin e abstenimit duke bërë që projektvendimi të mos merrte votat e nevojshme për miratim.
Elisa Spiropali u mundua të shfajësonte veprimin e maxhorancës duke u shprehur se kUvendi ka ndjekur të gjithë procedurën kushtetuese dhe përballë kësaj situate, u shpreh se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion ligjor, një veprim të cilin socialistët e kishin paralajmëruar muaj më parë.
Sipas votimit, socialistët e shprehur me votë kundër janë Damian Gjiknuri, Bledar Çuçi, Jyrgis Çyrbja, Anduel Tahiraj, Paulin Sterkaj, Petro Koçi, Shkelqim Bullari, Bujar Çela dhe Klodiana Spahiu.
Vetë Olta Xhaçka ishte në sallën e Kuvendot gjatë momentit të votimit./ Pamfleti
vendimi i kuvendit për olta xhaçkën be godet qeverinë rama
Burimi