![“Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”/ Zbardhen bisedat e tjera mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Rri e qetë nuk je vetëm!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/11/une-te-kam-xhan-ti-je-engjell-mbrojtes-zbardhen-bisedat-e-tjera-mes-ish-kryegjyqtares-dhe-suel-celes-rri-e-qete-nuk-je-vetem_6746d8ab2da40.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës”/ Zbardhen bisedat e tjera mes ish-kryegjyqtares dhe Suel Çelës: Rri e qetë nuk je vetëm!
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela
Pajtime Fetahu është ish-kryegjyqtarja e Elbasanit e arrestuar ditën e djeshme në kuadër të megaoperacionit të SPAK. Fetahu akuzohet për përfshirje me grupet kriminale, si pjesë e klanit Çopja. Gjithashtu është bërë e ditur se kjo e fundit ka udhëruar vrasjen e gazetarit Saimir Kodra në shenjë hakmarrje.
Së fundmi janë zbardhur edhe disa biseda mes Fetahut dhe Suel Çelës, i cili ka pseudonimin Marjus Lulaj. Nga bisedat duket se ish-gjyqtarja dhe personazhi i botës së krimit kanë një marrëdhënie mjaft miqësore.
Pjesë nga biseda mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës alias Marjus Lulaj:
Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?
Marjus Lulaj: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.
Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.
Marjus Lulaj: Pa diskutim po
Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti
Marjus Lulaj: Hahahaha
Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne
Po ashtu në një bisedë tjetër mes Fetahut dhe Çelës duket që lidhja e tyre është shumë miqësore.
Marjus Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.
Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.
Marjus Çela: Edhe unë, rri super e qetë…
Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua
pajtime fetahu suel çela
Burimi