Të pashqetësuar, dalin para gjykatës autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi

Të pashqetësuar, dalin para gjykatës autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi

Dalin para gjykatës oficeri i policisë së Komisariatit nr 2, Shkëlqim Dukaj dhe vëllai i tij Florian të arrestuar për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reci në Tiranë. Gjykata do të caktojë masën e sigurisë ndaj tyre.
Përpara oficerëve të Policisë gjyqësore, Shkëlqim Duka nuk ka pranuar të flasë. Efektivi i policisë pranë komisariatit numër 2 në Tiranë nuk ka reaguar as kur është pyetur nëse do të konsultohet me avokatin e tij, nga ana tjetër vëllai Florian Duka ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen apo të jetë në dijeni se biznesmeni ishte vënë në shënjestër për t’u eleminuar.
Grupi hetimor që u ngrit për të zbardhur ngjarjen ka prova të cilat impikojnë 2 vëllezërit Duka në ekzekutimin e biznesmenit.
Një ditë para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen.
Burimi