
Të dhënat e Censit 2023, Spahiu: Shifrat janë mashtrim, edhe në kohën e Ahmet Zogut dilnin më shpejt se te i Ramës
👁3337
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar shifrat e Censit 2023 të periudhës shtator-nëntor.
Ai i ka cilësuar shifrat si mashtrim dhe të manipuluara, teksa shton se censi etniko-fetar i vitit 2012 u bojkotua nga 15% e popullit.
Spahiu ironizon duke thënë se edhe në kohën e Ahmet Zogut, rezultatet publikoheshin më shpejt se te i Ramës.
“Të dhënat e censusit kanë sistem manipulues. Në 2011 censusi etniko-fetar u bojkotua nga 15 % e popullit dhe u zhvilluan protesta. U bënë 100 mijë firma që thoshin se refuzonin censusin. Kanë harruar që censusi u bojkotua, edhe nga minoriteti grek. Nuk janë të sakta të dy cenuseve. Ahmet Zogu bënte censusin e gjësë së gjallë dhe dilte më shpejt se censusi i Ramës me popullsinë”, tha ai për “Report Tv”.
Burimi