![Sulmuesi i kombëtares shkund rrjetën e kundërshtarëve, 23-vjeçari realizon supergol me Spartën e Pragës (Video)](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/sulmuesi-i-kombetares-shkund-rrjeten-e-kundershtareve-23-vjecari-realizon-supergol-me-sparten-e-prages-video_6680268e8de16.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Sulmuesi i kombëtares shkund rrjetën e kundërshtarëve, 23-vjeçari realizon supergol me Spartën e Pragës (Video)
👁1688
Indrit Tuçi ka gjetur golin e parë në miqësoren që Sparta e Pragës po fiton me rezultatin 1-0 përballë AIK Stokholm. Një supergol, që erdhi nga jashtë zone ndërsa luhej pjesa e parë.
Ishte minuta e 27 kur Tuçi shfrytëzoi pasimin për të tundur rrjetën e suedezëve. Kujtojmë se takimi miqësor po luhet në Pragë.
23-vjeçari u afrua te Sparta në janar për 1 milion euro. Më parë mbante veshur fanelën e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa kujtojmë se ka luajtur dhe me moshat e Kombëtares shqiptare.
indrit tuci sulmuesi i kombëtares shqiptare sparta e pragës
Burimi