Si nisi sherri në Tiranë, motra e futbollistit të Laçit përplasi makinën luksoze të Fatjon Dautit; më pas thirri në ndihmë vëllanë dhe burrin
👁775
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes të ‘fortëve’ në Tiranë.
Sherri ka nisur pas një aksidenti që ka shkaktuar motra e futbollistit të Laçit, Mario Barjamaj. Ajo është përplasur me dy automjete, njëri prej të cilit drejtohej nga Fatjon Dauti. Ky i fundit drejtonte një mjet luksoz, Audi A8 me targa angleze.
Pas aksidentit, Duati ka debatuar me motrën e futbollistit. Kjo e fundit ka thirrur në ndihmë të vëllanë dhe bashkëshortin Isuf Lika. Më pas ka plasur sherri me sende të forta, që çoi në plagosjen e Dautit.