“Policia mori me forcë gratë në furgon”, Albana Vokshi: Protestueset kanë hematoma
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur pas protestës së opozitës dhe përplasjeve me policinë.
Në një lidhje live nga komisariati numër 2 në Tiranë, Vokshi shprehet se mes të shoqëruarve nga policia janë edhe 4 gra. Ajo thekson se të gjithë janë marrë në mënyrë të dhunshme. Vokshi thotë gjithashtu se ato kanë probleme shëndetësorë ndërsa thekson se kanë hematoma.
“Këtu janë të shoqëruar 10 protestues, mes tyre 4 zonja. Të gjithë janë marrë në mënyrë të dhunshme, në shkelje të procedurave e ligjit. Zonjat kanë qenë në protestën e njoftuar sipas ligjit, te sheshi Wilson. Pasi policia e shpërndau në mënyrë të dhunshme protestën, zonjat po ktheheshin në shtëpi sepse njëra prej tyre ishte me probleme shëndetësore. Furgoni i policisë ka ndaluar dhe një burrë i veshur civil i ka futur në furgon në mënyrë të dhunshme, pa i treguar të drejtat e tyre. Zonjat kanë hematoma”, tha Vokshi për “A2 CNN”.
Sipas deputetes, shefi i komisariatit i ka thënë se zonjat janë ndaluar se kanë bllokuar rrugën, ndërsa Vokshi shprehet se kjo nuk është e vërtetë se protesta ishte paralajmëruar.
Burimi