Përfundon pjesa e parë/ Nuk ka fitues në Hamburg, Franca dhe Portugalia bëjnë paqe
👁1372
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale. Sfida që po luhet në “Volksparkstadion” të Hamburgut mes Francës dhe Portugalisë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 16, Bruno Fernandes tentoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi u devijua dhe përfundoi jashtë.
Në minutën e 20, Teo Hernandez lëshoi predhë nga distanca, por Diogo Kosta grushtoi dhe largoi rrezikun.
Në minutën e 42, Bruno Fernandes tentoi me një goditje dënimi të shpejtë, por pa gjetur portën e Menja.franca portugalia “euro 2024”
Burimi