Nga ekonomia dhe emigracioni deri te lufta në Gaza e Ukrainë, Biden-Trump përplasin “brirët” në debatin e parë presidencial

Dy kandidatët u përplasën për: ekonominë, emigracionin dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe për moshën e tyre.

Presidenti demokrat i SHBA, Joe Biden dhe paraardhësi i tij republikan Donald Trump u përballën të enjten mbrëma në debatin e tyre të parë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Dy kandidatët u përplasën për: ekonominë, emigracionin dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme dhe për moshën e tyre.
Ekonomia
Duke e nisur me ekonominë, ishte Trump i pari që akuzoi Biden se puna e tij e dobët kishte ndikuar në rritjen e inflacionit në SHBA, gjë qepo ndikon jashtëzakonisht shumë në jetën e amerikanëve. Trump theksoi se ekonomia gjatë mandatit të tij ishte shumë më e fortë dhe më e mirë se ajo e Biden sot.
Presidenti 81-vjeçar demokrat ishte i ngjirur nga një kollë në minutat e para të debatit, ndërsa në një moment u duk se kishte humbur mendjen.
Në përgjigjen e tij Biden hodhi poshë pretendimiet e Trump, teksa theksoi se politikat ekonomike të mandatit të Trump “shpërblyen të pasurit”. Presidenti përfundoi duke thënë se ekonomia amerikane po lulëzon dhe shtoi se të pasurit po paguajnë më shumë taksa.
Pjesë nga debati:
Donald Trump: Pas Covid Biden nuk ka bërë një punë të mirë. Inflacioni po vret vendin tonë.
Joe Biden: Ai nuk bëri gjë për njerëzit e pafajshëm që u vranë në Afganistan.
Donald Trump: Vendet që po na vjedhin paratë, si Kina do na paguajnë më shumë para. Kemi defiçit të jashtëzakonshëm. Jemi në situatën më të keqe në histori. Dëmi që i ka bërë vendit tonë.
Joe Biden: 2 trilionë dollarë, ne kemi mijëra miliarderë, në situata që nëse do paguanin 20%, do mblidhnin me miliarda dollarë në 10 vite.
Aborti
Aborti një nga çështjet më sensitive në SHBA vitet e fundit ishte pjesë e debatit presidencial Biden-Trump. Ndasitë ishin të mëdha mes dy presidenteve lidhur me këtë çështje. Trump deklaroi se nuk do ta bllokonte vendimin e gjykatës supreme dhe se kjo do të varet nga vetë shtetet.
Nga ana tjetër, Biden e cilësoi si diçka të tmerrshme pasi sipas tij, vendimi për abortin duhet të merret nga mjekët, jo nga politikanët.
Pjesë nga debati:
Donald Trump: Pikë së pari, gjykata superme sapo e miratoi, jam dakord, nuk do ta bllokoj. Të gjithë donin që ta rikthenin, ne e hoqëm dhe të gjithë e donim. Ne vendosëm 3 gjyqtarë supreme në gjykatë. Ishte përfundimi më liberal se sa mund ta prisnim. Tashmë, shtetet e kontrollojnë, është vota e njerëzve. Unë besoj në jetën e nënës. Është shumë e rëndësishme. Ata duan të heqin e fëmijës pas 8-9 muajsh apo pas lindjes.
Joe Biden: Gjë e tmerrshme se çfarë ke bërë. Nuk mund të shohësh një mjek dhe të shohësh se cilat janë konditat e tua. Kanë gra dhe vajza të reja që kanë vdekur, shkojnë në funeral. Kjo është çështja. Ka shumë gra të reja që përdhunohen nga bashkëshortët, është qesharake të mos bësh asgjë për këtë. Vendimi duhet të merret nga mjekët, jo nga politikanët. Nuk jemi të gatshëm për abort të vonshëm.
Emigracioni
Tema tjetër e diskutimit e cila është një ndër pikat e forta të Trump, ishte dhe Emigracioni. Pavarësisht se Biden theksoi se që pasi Trump la detyrën e presidentit, ka rënë me 40% numri i emigrantëve ilegalë në SHBA, situata ka folur ndryshe deri pak muaj më parë. Më tej Biden akuzoi Trump se ka vrarë 3 shtetas amerikanë në kufi.
Por Trump u përgjigj duke thënë se në kufi janë vrarë terroristë. Sipas Trump, emigrantët në SHBA po vrasin amerikanët. Ndër të tjera, ish presidentoi shtoi se do të depërtojë të gjithë emigrantët e paligjshëm. Një deklaratë kjo e cila shpesh herë ka marrë një mbështetje të madhe nga amerikanët.
Pjesë nga debati:
Joe Biden: Kemi rritur numrin e oficereëe, që kontrollojnë kufirin. Kur ishte president, ka ndarë nënat nga fëmijët. 40% e njerëzve më pak po vijnë ilegalisht, që pasi Trump la zyrën.
Donald Trump: Më duket se as ai nuk e di çfarë tha. Kemi kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë. Ne kemi numrin më të madh të terrorisëve që vijnë në vendin tonë. Unë thjesht mbylla kufirin. Kishim kufirin më të sigurt, kemi kufirin më të tmerrshëm në botë.
Joe Biden: Atij i intereson, se çfarë ka bërë përtej kufirit, administrata e tij ka vrarë 3 ushtarë amerikanë. Ideja se njerëz po vijnë nga burgjet, nuk ka të dhëna apo informacione.
Donald Trump: Ai ka vrarë njerëz. Qindra mijëra njerëz kanë vdekur. Jemi në një kafaz minjsh, po vrasim njerëz, nuk kemi kufi më. Politikat e tij të çmendura, budallaqe. Quhet krimi i emigrantëve. Jemi vend i pa civilizuar. Emigrantët në SHBA po vrasin qytetarët tanë. Do t’i depërtojmë emigrantët e paligjshëm.
Luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme
Duke folur sa i takon konflikteve aktuale, Donald Trump deklaroi se do ta zgjidhë luftën Rusi-Ukrainë, përpara janarit, kur ai beson se do të marrë detyrën e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Ai u shpreh se Vladimir Putin nuk do e kishte pushtuar Ukrainën nëse SHBA do ishte vend i respektuar. Ndërsa Biden theksoi se Trump i ka thënë Putinit që të bëjë çfarë të dojë me Ukrainën.
Sa i takon luftës në Gaza, Joe Biden përsëriti thirrjen për armëpushim me faza në Gazë, teksa theksoi se do të vijojë mbështetjen ushtarake ndaj Izrelit. Ndërsa Trump argumentoi se gjatë administratës së tij, bota nuk ishte në luftë dhe terror.
Pjesë nga debati:
Donald Trump: Pikë së pari, veteranët dhe ushtarët tanë nuk e durojnë dot. Më pëlqejnë mua. Nëse do kishim president që do respektohej nga Putin, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën. Ai nuk bëri asgjë për ta zgjidhur, e inkurajoi Rusinë që ta pushtojë. Izraeli nuk do ishte sulmuar nga Hamas. Prandaj nuk ka pasur terror gjatë administratës sime.
Joe Biden: Një numër trupash, ai tha, që ai nuk bëri asgjë gjatë sulmit rus në Ukrainë. Ne kemi qindra amerikanë jashtë Afganistanit. Nëse shohim çfarë bëri Putin në Ukrainë, Trump tha, bëj çfarë të duash.
Donald Trump: Është luftë që nuk duhet të kishte ndodhur fare. I ka dhënë 200 milionë dollarë Ukrainës. Paratë që po harxhojmë. Do ta zgjidh lutën përpara se ta marr zyrën në janar. Njerëzit po vriten. Do ta zgjidh shpejt.
Joe Biden: Putin është kriminel lufte. Do të rikthejë perandorinë e tij. Nuk do ndalojë duke marrë Ukrainën.
Joe Biden: Pengjet dhe armëpushimi me faza Ne duam që lufta të ndalojë menjëherë. Ne kemi gjetur 2 mijë paund me bomba. Unë jam personi që ka organizuar luftën kundër Iranit, ata kryen sulm balistik ndaj Izraelit. Hamas nuk mund të vijojë. Do t’i japim Izraelit mbështetje ushtaake.
Donald Trump: Më shumë ka financuar SHBA se OKB. Izraeli po e vijon luftën.
Joe Biden: Ky është person që do të largohet nga NATO. Ai nuk e ka idenë se për çfarë po flet.
Donald Trump: Ne kemi shpenzuar çdo para, bëjmë marrëveshje shkëmbimi me BE, ata kanë të njëjtën madhësi ekonomike. Ata nuk duan të paguajnë. Unë i bëra NATO-s të hedhë qindra milionë dollarë. Biliona dollarë erdhën.
Trazirat në Capitol Hill
Në debat u fol edhe për trazirat e 6 janarit në Capitol Hill. Biden deklaroi se Trump nuk bëri asnjë përpjekje për të ndaluar sulmin në Capitol. Trump u përgjigj duke thënë se Biden ka shkatërruar jetët e shumë amerikanëve.
Problemet gjyqësore të Trump dhe djalit të Biden ishin pjesë e debatit gjithashtu. Trump tha se djali i Biden ka më shumë akuza se ai. Biden deklaroi se Trump nuk ka moral dhe se nuk e njeh demokracinë amerikane.
Mosha
E fundit dhe një nga çështjet më shqetësuese ishte pyetja për moshën dhe gjendjen e tyre fizike, nëse janë ende të aftë për ta ushtruar detyrën gjë që për shumë amerikanë, të paktën rizgjedhja e Biden duket shqetësuese.
Biden sfidoi Trump teksa i kërkoi të bënin një garë së bashku në golf. Ndërsa Trump pohoi se çdo vit bën teste dhe theksoi se është shumë mirë fizikisht.
Pjesë nga debati:
Joe Biden: Ky është 3 vite më i ri dhe më i paaftë se unë. Miliona dollarë investime, jemi duke u rritur, kemi sjellë njerëz, kemi krijuar ide. Kemi humbur pjesë të punës, sepse ka çuar njerëz përtej oqeanit për të punuar. Ideja se ne jemi vend që po dështojmë, nuk kam dëgjuar njeri të flasë në këtë formë ndonjëherë. Ne jemi vendi më i fortë në botë. Ne e mbajmë fjalën, çdo aleat na beson
Donald Trump: Unë bëra dy teste, ai nuk bën nga asnjë nga testet që unë bëj. Mendoj që jam në formë shumë të mirë. Isha gati të bëj edhe një test tjetër.
Joe Biden: Do isha i lumtur të bënim një garë së bashku në golf./Pamfleti
Burimi