Në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te Fenerbahçe, Murinjo kërkon sulmuesin shqiptar
👁1719
Në Turqi e bëjnë të kryer rikthimin e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar përflitet të firmosë me Fenerbahçen në ditët në vijim.
Për këtë klubi turk duhet të paguajë te Majorka, që ka shpenzuar rreth 8 milionë euro për firmën nga Lacio. “Aksam” tregon se marrëveshja është mbyllur.
Muriqi shpërtheu pikërisht në Superligën turke. Një rikthim i tij sigurisht që do të ishte i bujshëm, pasi do të vihej nën urdhërat e Murinjos.
Kujtojmë se në 112 ndeshje në Superligën turke, 30-vjeçari shënoi 37 gola dhe asistoi 14 të tjerë.vedat muriqi sulmuesi shqiptar fenerbahçe zhoze murinjo
Burimi