Ndeshja kundër ‘Tre Luanëve’, flet trajneri spanjoll: Finalja nuk ka favoritë

Ndeshja kundër ‘Tre Luanëve’, flet trajneri spanjoll: Finalja nuk ka favoritë

Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente

Spanja do të përballet me Anglinë sot në orën 21:00 në finalen e EURO 2024.
Para ndeshjes që do të vendosë fituesin e trofeut, trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, deklaroi në konferencën për shtyp se kjo do të jetë një përballje e fortë, teksa shtoi se ndeshja mund të fitohet edhe nëse nuk luajnë bukur.
“Është një ndeshje shumë e fortë. Ne e dimë se Anglia ka potencial fantastik futbolli. Të shohim se kush do të bëjë më pak gabime. Edhe nëse ndeshja është shumë më e keqe, sërish mund ta fitosh, kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar te kjo lojë”, tha fillimisht ai.
“Nëse fitojmë, nuk do të ndryshojë gjë për mua. Gjërat i kam shumë të qarta prej kohësh. Unë jam një gladiator. Unë kam ardhur këtu duke luftuar dhe do të vlerësoj atë arritje siç kam vlerësuar çdo gjë që më ka sjellë deri këtu”, shtoi De La Fuente.
Më tej, ai theksoi se edhe nëse nuk ia dalin të fitojnë, vlera e skuadrës së tij është e madhe përderisa ia ka dalë të mbërrijë në finale: “Unë nuk jam dakord që finalet janë vetëm për t’u fituar. Ne jemi të përgatitur të luftojmë për të fituar. Me mënyrën se si ia kemi dalë të shkojmë në finale ka vlerë më të madhe. Sigurisht që ne jemi të përgatitur mendërisht për të fituar dhe do të futemi në fushë për të fituar, por nuk jam dakord me mënyrën se si trajtohen ata që nuk fitojnë”.
I pyetur nëse e shohin veten si favoritë, tekniku spanjoll theksoi se ndeshja është e barabartë dhe se për të nuk ka favorite: “Ne qëndrojmë të qetë dhe e dimë që nuk ka favorit, se është një ndeshje shumë e barabartë. E dimë që nëse nuk jemi mbi nivelin e ndeshjeve të fundit nuk do të kemi shanse për të fituar. Skuadra dhe unë kemi respekt për rivalin tonë”.
spain england euro 2024 final luis de la fuente
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente