Mori katër goditje me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja 

Mori katër goditje me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani, del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja 

Luis Meçja, 14-vjeçari që u plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra shoku i tij Martin Cani, ka dalë nga spitali.  
Ata u goditën me thikë nga një moshatar i tyre, Mario Prelleshaj, i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ndodhet në institucionin për të mitur në Kavajë.
Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë.
Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.
Luis Meçja ka kërkuar ndihmë financiare, përmes një Gofoundme në emër të tij. Ai ka shpërndarë mesazhin i tij, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.
14-vjeçari tregon se është goditur nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Deri tani janë mbledhur 76 mijë euro, ndërsa objektivi është 80 mijë euro. 
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin.  Ju mund të shihni historinë time në facebook, instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër“, thuhet në mesazh.
Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar Spitali i Traumës e cila shprehet se për 14 vjeçarin nuk ka nevojë për shërbime të ofruara jashtë mundësive që ofron vetë Trauma. Sipas tyre, ndaj 14-vjeçarit është ofruar si shërbimi mjekësor dhe ai psikologjik. Gjendja e tij në këto momente është e mirë. 
‘Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.
Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.’sherri me thika tek fan noli vrasja e martin canit luis mecja
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente