![Liga e Kombeve/ Maqedonia e Veriut fiton bindshëm, një shqiptar shënon emrin në listën e golashënuesve](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/liga-e-kombeve-maqedonia-e-veriut-fiton-bindshem-nje-shqiptar-shenon-emrin-ne-listen-e-golashenuesve_6708232d5cd06.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Liga e Kombeve/ Maqedonia e Veriut fiton bindshëm, një shqiptar shënon emrin në listën e golashënuesve
👁1235
Liga e Kombeve është kthyer me emocionet e tij. Në dy ndeshjet e para të orës 18:00, Maqedonia e Veriut mposhti 0-3 Lituaninë, ndërsa Moldavia fitoi 2-0 përballë Andorrës.
Golin që siguroi fitoren për Maqedoninë e Veriut e shënoi një lojtar shqiptar, pikërisht Lirim Qamili. Ishte minuta e 70, kur gjeti rrjetën dhe gëzoi skuadrën mike me avantazhin e dyfishtë.
Tashmë Maqedonia e Veriut mban vendin e parë e shkëputur në krye të klasifikimit. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Moldavinë.maqedonia e veriut lituania liga e kombeve
Burimi