Kuvendi rrëzoi interpelancën, Bardhi shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju urdhëroi vëllai i Olsit

Kuvendi rrëzoi interpelancën, Bardhi shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju urdhëroi vëllai i Olsit

Gazment Bardhi

Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali të ndërpresë seancën dhe të sjellë kryeministrin Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Bechetti.
Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ka një vendim të gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro.
“Që nuk do zhvillohet interpelanca me kryeministrin e dija që kur shkruajti Edi Rama në Twitter dhe që ju e keni si Kushtetutë. Nuk të kërkoj dot t’i heqësh frikën Edi Ramës të vijë për interpelancë. Kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta, që kryeministri dëshiron t’i fshehë. Ky është vendimi i gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro. Këto 130 milionë po shkojnë në xhepat e një individi, ato ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor. Ka dokumente që unë do t’i bëj edhe publike”, u shpreh ai.
Bardhi në foltore akuzoi maxhorancën se po e rrëzojnë interpelancën me urdhër të Ramës ndërsa theksoi se Rama duhet të bëjë transparencë. 
“Ju nëse doni rrëzojeni me votë siç ju ka urdhëruar me X, vëllai i Olsit’ tha Bardhi.
“Ju kanë marrë lekët pa ju pyetur dhe përmbaruesit po bëjnë planin si ti shpërndajë. Aktualisht që flasim 130 mln euro të shtetit shqiptar ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor. Nuk janë më në zotërim të shtetit. Mos më thoni nuk ka fakte e prova. Të bëjë transparencë”gazment bardhi
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente