
“Kuvendi nisi me bashkëpunimin Rama-Berisha”, Basha: Kërkuam heqjen e imunitetit për deputetët, të jenë të barabartë me qytetarët
👁677
Mbahet sot seanca parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë.
Para hyrjes së Kuvendit, deputeti demokrat Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët.
Ai tha se ky sesion i ri parlamentar nis me një bashkëpunim Rama-Berisha. Basha shtoi më tej se propozimi për vetingun e politikanëve ‘fle’ në sirtar.
“Sesioni i ri nis me një bashkëpunim Rama -Berisha. Prej më shumë se një viti kemi depozituar në Kuvend ligjin për vetingun e politikanëve.
Në dorëzimin e projektligjit që mbahet në sirtar kemi propozuar edhe heqjen e imunitetit të deputetëve që deputetët e qytetarët të jenë të barabartë para ligjit”, tha Basha.
Burimi