Ja pse dhe sa do dënohet Tom Doshi me 4 korrik, ditën e Pavaresisë së Amerikës
“Jam kërcënuar, Fidel Ylli më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që Tom Doshi nuk ka fjalë, të qëron” Prokuroria kërkoi dje dënimin me një vit burg të treshes Dom Dosh-Mark Frroku dhe Durim Bami, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, sipas prokurorisë secili duhet të vuajë 8 muaj. Gjyqtari Bledar Abdullai e pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe ftoi më pas prokuroren Elsa Miha që të parashtronte faktet penale.Sipas prokurores, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.Nga verifikimet ka rezultuar se këtë fakt e ka deklaruar i pari Mark Frroku në një takim qe ka patur me Doshin. Madje ka qenë Frroku, që sipas Prokurorisë e ka prezantuar Tom Doshin me Durim Bamin, personi që duhej të kryente atentatin.Doshi pretendonte që Meta kishte urdhëruar vrasjen e tij bashkë me ish-deputetin e PD-së Mhill Fufi dhe se këtë gjë ia kishte rrëfyer miku i tij Mark Frroku, por prokuroria pas hetimeve arriti në konkluzionin se gjithçka ishte e sajuar dhe i mori të pandehur.Ndërkohë mbrotja nga ana e Doshit, Frrokut e Bamit do të bëhet në gjykatë më datë 4 korrik kur do zhvillohet edhe seanca e radhës.Aktualitet ditën e Pavaresisë së Amerikës Ja pse dhe sa do dënohet Tom Doshi me 4 korrik
Burimi