Ishte apo jo penallti prekja me dorë e Kukurejas? UEFA vendos përfundimisht “pikat mbi i”

Ishte apo jo penallti prekja me dorë e Kukurejas? UEFA vendos përfundimisht “pikat mbi i”

UEFA ka shpjeguar vendimin e diskutueshëm që çoi deri te krijimi i peticionit që një ndeshje e “EURO 2024” të riluhet. Përballja mes Gjermanisë dhe Spanjës përfundoi me shumë polemika, teksa ekipi i Luis De La Fuentes avancoi në raundin tjetër.
Dani Olmo hapi serinë e golave pas pushimit mes pjesëve para se Florian Uirc të shënonte në minutat e fundit për ta çuar ndeshjen në shtesa.
Mikel Merino ishte ‘heroi’ i Spanjës me golin që shënoi në minutën e 120 për t’i siguruar kalimin ‘Furisë së Kuqe’ në gjysmëfinale të “EURO 2024”.
Por para se Merino të shënonte golin, gjermanët menduan se duhej të kishin marrë një penallti kur gjuajtja e Jamal Musialas goditi dorën e Mark Kukurejas, duke bërë që të ‘shpërthejnë’ polemikat.
Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Entoni Tejlor u mbështet nga Stjuart Atuell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR. Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti, andaj sipas Roberto Rosetit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.
“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Roseti.
Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të “EURO 2024” ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë.uefa prekja me dorë e kukurejas
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente