Iljazaj: Ja pse vendimi për Berishën gëzon Ramën
Gazetari Ervis Iljazaj ka deklaruar se vendimi i GJKKO për të liruar nga arresti shtëpiak Sali Berishën është në favor të kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, nëse fiton zgjedhjet ka nevojë për një mandat të katërt të legjitimuar, jo me liderin e opozitës të burgosur.
“Unë mendoj që ky është një vendim që normalizon 2 çështje; një juridike, pra vazhdon procesi normalisht ndaj Berishës, përballja do jetë në gjykatë dhe normalizohet jeta politike. Ajo që thashë është që situata vajti këtu jo për faj të drejtësisë. Është një vendim i marrë në bonsens që gëzon edhe opozitën dhe mazhorancën dhe drejtësinë
Edi Ramës i bie akuza e gjykatave që përdoren nga regjimi, nën qeverisjen e Ramës japin vendime edhe pro opozitës dhe e shet veten si një lider nën të cilin ka drejtësi, pra u gjet e drejta. e dyta, edhe vetë për Edi Ramën do ishte problem gara elektorale me lider të opozitës në burg, nëse fiton zgjedhjet ka nevojë për një mandat të katërt të legjitimuar”, tha Iljazaj në emisionin Now në Euronews Albania.
Burimi