Humbi penalltinë në kohën shtesë, mediat portugeze kërkojnë uljen e CR 7 në stol në çerekfinalen me Francën

Humbi penalltinë në kohën shtesë, mediat portugeze kërkojnë uljen e CR 7 në stol në çerekfinalen me Francën

Mediat portugeze mendojnë se kapiteni i tyre Kristiano Ronaldo duhet të lihet në stolin e rezervave në ndeshjen ndaj Francës në fazën çerekfinale.
Sllovenia ishte fare pranë një fitoreje historike ndaj Portugalisë të hënën, por humbën pas ekzekutimit të penalltive me ndeshjen që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.
Kristiano Ronaldo vuajti shumë gjatë tërë ndeshjes, duke humbur disa mundësi të mira shënimi si dhe një penallti në kohën shtesë, e cila padyshim do t’i dhuronte fitoren Portugalisë.
Teksa Ronaldo shpërtheu në lot pas humbjes së penalltisë, ndërsa i tejkaloi emocionet dhe realizoi gjatë ekzekutimit të penalltive, shumë pyetje janë ngritur mbi aftësitë e 39-vjeçarit për të shënuar gola.
Mediat portugeze kanë thënë fjalën e tyre në lidhje me rëndësinë dhe vendin e kapitenit në ekipin e tyre.
Pasi i dhanë Ronaldos një notë 4/10, e përditshmja portugeze “Publico” ka shkruar: “Një tjetër paraqitje e dobët nga kapiteni. Njësoj si ndeshjen e kaluar, ai kaloi shumicën e kohës i shtrirë në fushë.
Ai pastaj mori vendime të këqija brenda zonës, pasime të këqija përballë portës, shkatërroi disa aksione dhe nuk ishte i saktë në finalizimin e aksioneve.
Çfarë do të ndodhte në rast se Ronaldo do hynte nga stoli i rezervave, i freskët edhe me sllovenët të lodhur? Nuk do ta dimë kurrë”.
Nga kritikat nuk u kursye aspak as mediumi tjetër i njohur portugez “A Bola”, sipas të cilëve Ronaldo tregoi shenja ankthi njësoj si në Katar.
“Është e vërtetë që Zhota e izoloi Ronaldon dhe ishte ai i cili vuajti nga penalltia që Ronaldo pastaj e humbi”.
“Por këto ndryshime, teorikisht me qëllimin që të krijojnë superioritet numerik në sulmin e Portugalisë ndaj mbrojtjes sllovene, shërbeu si një imazh i një ekipi i cili nuk ka gjetur formën dhe kjo jep shenja të ankthit të Kristiano Ronaldos”.
Është e ngjashme me atë që ndodhi në Botërorin e Katarit, aty ku lotët e Ronaldos në fund të ndeshjes ndaj Marokut u shpërndanë në tërë botën”, thuhej në publikimin e tyre.kristiano ronaldo mediat portugeze
Burimi