Grushte, shqelma dhe më pas të shtëna, publikohen pamjet nga vrasja e dyfishtë në Velipojë (Video)

Grushte, shqelma dhe më pas të shtëna, publikohen pamjet nga vrasja e dyfishtë në Velipojë (Video)

Kanë dalë pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 të rinj, Arsid Hoxha 22-vjeç dhe Ersild Ishmi 33-vjeç. Të rinjtë u vranë me armë zjarri nga 2 vëllezër, djemtë e familjes Frrokaj që ishin pronarë të një hoteli. Euronews Albania ka publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së dyfishtë, ndërkohë që kujtojmë se konflikti e kishte zanafillën pas një sherri në fund të muajit qershor. Në video shihet se ka përplasje fizike mes tyre, më pas fillojnë të shtënat. Burimi

Burimi: Pamfleti.net