Goli kundër Spanjës në finale, Chelsea surprizon Cole Palmer para sezonit

Goli kundër Spanjës në finale, Chelsea surprizon Cole Palmer para sezonit

Cole Palmer

Chelsea është gati që ta shpërblejë Cole Palmer për paraqitjen e tij befasuese duke i rritur pagën, pasi e shikon si pjesë të rëndësishme të projetkit për dekadën e ardhshme.
22-vjeçari u transferua për një shumë prej 42.5 milionë paundesh në “Stamford Bridge” nga Manchester City në verën e 2023-it, ndërsa në 33 takime me blutë ka kontribuuar në 33 gola.
Mesfushori me tipare sulmuese vazhdoi me këtë formë edhe në Kampionatin Evropian, pavarësisht se nuk u aktivizua rregullisht.
Ai dha asistin në golin e Oli Wotkins në gjysmëfinale kundër Holandës dhe realizoi në finale ndaj Spanjës.
Palmer firmosi një kontratë shtatë vjeçare me blutë ku përfiton 80 mijë paund në javë, e është një ndër futbollistët më pak të paguar te londinezët.
Sipas tabloidit “The Telegraph”, drejtuesit e Chelsea do ta shpërblejnë  mesfushorin me rritje të pagesës gradualisht, e sipas tyre kjo politikë do të bëjë që ai të vazhdojë të jetë pjesë e bluve edhe për 10 vitet e ardhshme.
22-vjeçari nuk udhëtoi me shokët e ekipit drejt SHBA për turin parasezonal. Por pavarësisht angazhimit në europian, ai iu rikthye stërvitjes 48 orë pas finales të së dielës, duke punuar në palestër me trajnerin e tij personal.cole palmer chelsea
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente