Gjermania në “shok”, ekipi i ‘Pancerave’ pa 2 mbrojtësit për ndeshjen e 1/16
Përfaqësuesja e Gjermanisë mori një barazim të çmuar kundër Zvicrës në duelin e fundit në Grupin A, duke siguruar edhe vendin e parë, çka i jep mundësi të duelojë me të 2-tën e vazos C, aty ku janë në garë Anglia, Danimarka, Sllovenia dhe Serbia.
Por raportimet nga kampi i “Pancerave” nuk janë aspak pozitive. Fjala është për dy qendërmbrojtësit e Nagelsmanit.
Antonio Rudiger u profilizua nga Nagelsman përpara nisjes së Kampionatit Europian si lider i prapavijës, por gjatë festimit të golit të barazimit, ai ka pësuar tendosje të muskujve, e për pasojë rrezikon shumë për mos të qenë prezent në fazën e 1/16.
Nuk kishte se si ta kalonte në qetësi këtë precedent trajneri Nagelsman: “Rydiger u dëmtua në mënyrë të çuditshme. Do na duhen ende kohë për të kuptuar qartësisht shkallën e lëndimit. Shpresoj mos të jetë asgjë serioze”, e mbylli Nagelsman.
Pas kalimit me sukses të fazës së grupeve, tashmë për “Pancerat” fillojnë “testet e rënda”, e ku do japin panoramë më të qartë se sa larg mund të shkojnë në “EURO 2024”. Është fakt se gjatë të tria ndeshjeve, Nagelsman nuk e ndryshoi formacionin startues, ama kundër vendit të 2-të në Grupin B e ka të pamundur, sepse Tah është i skualifikuar.
Xhonatan Tah ishte në “listën e zezë” dhe nëse ndëshkohej me karton të verdhë, automatikisht mungonte në raundin pasues. Edhe pse u njoh më herët me këtë fakt, ai nuk u kursye, duke marrë një tjetër karton dhe për pasojë nuk do të jetë në gjendje të kontribuojë në ekip.
Vlen për t’u përmendur se Tah dhe Rudiger janë dy lojtarët me më shumë asistime në këtë Kampionatet Europiane, sikurse me përqindjen më të lartë, bashkangjitur këtu edhe Toni Kros.kombëtarja e gjermanisë
Burimi