Familja e Saimir Sulës proteston para kryeministrisë, kërkohet leja për ADN-në e zemrës
Familja e Saimir Sulës, të riut shqiptar i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë në një spital në Spanjë protestuan paraditen e sotme para kryeministrisë.
Pas shumë proceseve gjyqësore, familja arriti që ta transferojë zemrën në Shqipëri vitin e kaluar por nuk kanë mundur ende që ta bëjnë testin e ADN-së, ‘për mungesë provash’. Ata kërkojnë që të bëhet ADN-ja.
31-vjeçari Saimir Sula humbi jetën më 9 maj të vitit 2020 pasi shkoi me temperaturë në urgjencë, për të kryer një test PCR, por nuk doli më prej atij spitali.
Tri vite pas vdekjes ministria e Drejtësisë njoftoi më 15 korrik 2023 mbërritjen e zemrës së tij në Shqipëri.
Familja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të dërgojnë një mostër të zemrës në laboratorë të tjerë evropianë për analiza, por është refuzuar.
Burimi