Ekipi i Trumpit zbulon planet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Ekipi i Trumpit zbulon planet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Putin dhe Trump

Fitorja zgjedhore e Donald Trump në fillim të këtij muaji ka nxitur një sërë spekulimesh rreth asaj se çfarë mund të thotë zgjedhja e tij për luftën në Ukrainë – të cilën presidenti kishte premtuar se do t’i jepte fund brenda një dite pas marrjes së detyrës.
Fitorja e tij ka ngritur frikën se SHBA mund të ndërpresë fondet për Kievin, me republikanin që ka shprehur vazhdimisht dyshime për mbështetjen e vazhdueshme të Uashingtonit.
Tani, një raport i ri sugjeron se këshilltari i ardhshëm i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, ka menduar disa propozime gjatë ditëve të fundit për t’i dhënë fund luftës.
Siç raportohet, njëri është nga gjenerali Keith Kellogg, të cilin Trump e emëroi dje si të dërguar special për këto vende, shkruan Skynews.
Rrjeti raporton se plani i tij kërkon që ndihma e vazhdueshme ushtarake e SHBA-së për Ukrainën të jetë e kushtëzuar nga pjesëmarrja e Kievit në bisedimet e paqes me Rusinë dhe “një politikë zyrtare e SHBA-së për të kërkuar një armëpushim dhe zgjidhje të negociuar të konfliktit të Ukrainës”.
Thuhet gjithashtu se përfshin mbajtjen në sirtar për një periudhë të gjatë të çdo diskutimi rreth anëtarësimit të Ukrainës në NATO, në një përpjekje për të tërhequr Rusinë në tryezën e negociatave.
Një propozim i veçantë i rishikuar gjithashtu nga Waltz është miratuar nga ish-ambasadori i Trump në Gjermani, Richard Grenell.
Grenell ka shprehur më parë mbështetjen për krijimin e “rajoneve autonome” brenda Ukrainës, megjithëse ai nuk ka ofruar detaje se si do të dukej kjo. putin trump ukriana
Burimi