“Duam siguri për fëmijët tanë”, Elbasani proteston për vrasjen e Martin Canit

“Duam siguri për fëmijët tanë”, Elbasani proteston për vrasjen e Martin Canit

Pas marshimit në Tiranë, qytetarë e Elbasanit kanë protestuar për vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Edhe pse i zbukuruar me drita feste, Elbasani iu bashkua sensibilizimit dhe protestës për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë një i mitur dhe u plagos shoku i tij. Prindër, fëmijë mësues dhe organizata të shoqërisë civile bëjnë  thirrje për më shumë siguri për fëmijët në shkolla apo kudondodhen.
Organizimi nuk pati një pjesëmarrje masive duke treguar edhe një herë se mbyllja e dhimbjes brenda dyerve të shtëpisë dhe mosreagimi është një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie e cila nuk do të shërohet derisa të ndërgjegjësohet për fuqinë e saj për të ndryshuar.
Burimi