Deklarata e Altin Dumanit tronditi politikën
Altin Dumani /
Krerët e inkriminuar të politikës, janë tmerruar nga hetimet që nuk pëmendi Kryetari i Prokurorisë Speciale…
Krerët e politikës, u sollën sikur nuk i kushtuan vëmendje intervistës së drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, madje urdhëruan mediat e tyre, të mos e bënin objekt debati e ta trajtonin sikur ai nuk tha asgjë.
Altin Dumani tha publikisht, aq sa i lejon korniza si drejtues i prokurorisë së posaçme të krijuar nga SHBA, që heton zyrtarë të politikës e shtetit, të përfshirë në korrupsion, pastrim parash, trafiqe, pasuri të paligjshme, si dhe individë e grupe të krimit të organizuar.
Mesazhet që përcolli Altin Dumani ishin të shumta, pavarësisht se nuk përmendi asnjë dosje konkrete, që lidhet me krerët e politikës e shtetit, me familjarët, trafikantët dhe grupet kriminale që kanë lidhje me ta, duke krijuar mendimin, sikur SPAK nuk ka asnjë dosje në proces.
Në fakt, krerët e inkriminuar të politikës, qeverisë, drejtësisë e policisë, që e dinë se janë subjekte të SPAK, janë futur në panik nga dosjet hetimore dhe emrat që nuk përmendi Altin Dumani.
Sepse ata e kanë kuptuar, që mos përmendja e dosjeve, nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë apo se janë pushuar hetimet; përkundrazi, janë në proces dhe po mbushen me prova sipas praktikave hetimore të FBI e EUROPOL, që nuk lënë asnjë boshllëk për t’i shpëtuar drejtësisë.
Vërtetë që Altin Dumani nuk përmendi dosje e emra, por deklaroi se darës së SPAK-ut, nuk do t’i shpëtojë asnjë prej atyre që janë përfshirë në korrupsion e krime, qofshin me lidhje, pushtet të lartë e me fuqi financiare.
Këto kontigjente penale me pushtet e fuqi financiare, më shumë i ka tmerruar deklarata e Altin Dumanit, se në SPAK e BKH janë atashuar agjentë të FBI e EUROJUST, me të cilët po bëhen hetime të përbashkëta intensive, për dosjet në proces dhe indiciet që vijnë nga shtete të tjera.
Ka mjaftuar kjo deklaratë, për të kuptuar se linja e hetimore e SPAK dhe BKH, nuk e ka pultin e komandimit te krerët e lartë politik, shtetëror dhe as te grupet e fuqishme krimimale të lidhura me ta, por te partnerët e SHBA që kanë nisur këtë projekt pastrimi,
Janë arrestuar 5-6 tipa, por nuk janë të qetë ata që janë përfshirë në dosjet “Xibraka”, “Santo”, “Xhaçka”, landfillet, PPP-të në shëndetësi, Bana-King, fondet IPARD të BE, CEZ-DIA, Gërdeci, 21 janari, dosjet e financimit të kullave e resorteve, SKY-EÇC, mbetjet e “Kurum” etj.
Nuk janë të qetë, as drejtues policie që kanë dekonspiruar aksione të veçanta e të përbashkëta të SPAK, FBI, DEA e EUROPOL; por dhe ata prokurorë e gjyqtarë, që kanë lënë të lirë trafikantë e krerë të bandave të rrezikshme kriminale në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër etj./Pamfletialtin dumani deklarata politika
Burimi